Julija Navallna në protestë kundër Putinit në Berlin, ndërsa opozitari rus Boris Nadezhdin në Mosk

Bota Lajme

 Julija Navallni, e veja e liderit opozitar rus, Aleksej Navallni, u bëri thirrje rusëve që ta shprehin protestën e tyre deri te pushteti aktual, me atë që do të dalin në vendvotime, do të qëndrojnë në rend dhe do ta shkruajnë emrin e bashkëshortit të saj në fletvotim ose nuk do të votojnë. Ajo iu bashkangjit fushatës protestuese “Pasdite kundër Putinit”, që u mbajt sot në mesditë në Berlin.

Julija Navallni u bëri thirrje rusëve që ta japin votën e tyre për këdo, vetëm jo për Putinin. Ajo sot ka ardhur të votojë në Ambasadën ruse në Berlin.

Protesta sot në mesditë ka pasur edhe në Moskë, ku ka marrë pjesë opozitari rus, Boris Nadezhdin, të cilit nuk iu lejua të marrë pjesë si kandidat në zgjedhjet presidenciale, njoftoi DPA.

Nadezhdin, i cili është kundër luftës ruse në Ukrainë, e ka tërhequr vëmendjen në janar kur mijëra rusë janë radhitur për ta nënshkruar kandidaturën e tij për shef të shtetit. Ai tha se ka arritur të mbledh dyfish më shumë se 100.000 nënshkrimet e nevojshme, por Komisioni qendror rus megjithatë e diskualifikoi, me sqarim se shumë nga nënshkrimet “nuk kanë qenë në rregull”. Gjykatat ruse më vonë e kanë hedhur posht ankesën e Nadezhdin.

DPA informon se policia në Rusi ka arrestuar dhjetëra njerëz, të cilët iu bashkangjitën protestave të sotme. Arrestimet janë regjistruar në Moskë dhe Shën Petersburg. Autoritete ruse i kanë paralajmëruar qytetarët të mos u bashkangjiten protestave, duke i vlerësuar si “aktivitet ekstremist”. bsh/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *