Një profesor ka shkaktuar dhunë ndaj një nxënësi në njl shkollë të mesme në Tetovë

Lajme Maqedoni

“Tridhjetë e nëntë vjeçarja I.M. nga një fshat i Tetovës, dje (14-mars) në ora 16:00 në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 13:10, në një shkollë të mesme të Tetovës ku djali i saj i mitur mësonte, profesor I.N. e ka trajtuar në mënyrë agresive dhe mjet të fortë i ka shkaktuar një lëndim. Janë ndërmarrë masat për pastrimin dhe dokumentimin e rastit” – thuhet në kumtesën e MPB-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *