Ndalohet përdorimi i resurseve shtetërore për fushatë elektorale, qytetarët të lajmërojnë rastet

Lajme Maqedoni

Ministri teknik i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski sot drejtorëve të qendrave për punë sociale, qendrave ndërkomunale për punë sociale, institucioneve publike dhe të gjithë faktorëve të funksionarëve të zgjedhur dhe emëruar të cilët janë nën ombrellën e kësaj ministrie, u ka dërguar njoftim mbi atë se është i ndaluar shfrytëzimi i gjërave të lëvizshme dhe të palëvizshme në pronësi shtetërore gjatë fushatës zgjedhore,

-Kjo është në pajtim me Kodin Zgjedhor, kumtuan nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

“Njoftimi ka të bëjë me shfrytëzimin ligjor të hapësirës së zyrave, pajisjeve të zyrave dhe automjeteve zyrtare të organeve shtetërore gjatë fushatës zgjedhore dhe atë për zgjedhje për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Mosrespektim i obligimeve dhe ndalesave nga njoftimi tërheqë përgjegjësi penale – juridike në pajtim me rregullat ligjore”, thuhet në kumtesë.

Nga MPPS theksojnë se nëse qytetarët në periudhën në vijim vërejnë keqpërdorim të resurseve, agjitim, aktivitete partiake, keqpërdorim për pozitën zyrtare në funksion të ndikimit të vullnetit të lirë të qytetarëve menjëherë ta paraqesin atë në: 02/3106456 apo në e-mailin kabinet@mtsp.gov.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *