Hoxhaj: “Vizitë në Shkup, për ta uruar Kryeministin Talat Xhaferi. Mandati i tij është ngjarje kulminante”

Lajme Maqedoni

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar takim me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Ai duke njoftuar për takimin, ka thënë se zgjedhja e Xhaferit si kryeministër i parë shqiptar është ngjarje kulminante, për çfarë edhe ka dhënë sqarimet e tij.

“Vizitë në Shkup, për ta uruar Kryeministin Talat Xhaferi. Mandati i tij është ngjarje kulminante e vetëdijes politike në Maqedoni të Veriut dhe të ndërgjegjësisë kombëtare të shqiptarëve në Ballkan!”, ka shkruar Hoxhaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *