SHBA përgëzon qeverinë e Kosovës për vendimin mbi Manastirin e Deçanit: Hap i domosdoshëm!

Bota Lajme

SHBA ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për urdhrin ndaj Agjencisë Kadastrale ku i kërkon të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i njeh Manastirit të Deçanit të drejtën e pronësisë për 24 hektarë tokë.

Në një reagim të bërë në rrjetin social ‘X’, Hovenier shprehet se vendimi tregon përkushtimin e Kosovës për të ruajtur sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyësorit.

“Siç tha sot në mëngjes zëvendësndihmës sekretari Gabriel Escobar, vendimi i sotëm për Manastirin e Deçanit ishte një hap i domosdoshëm dhe falënderojmë liderët kosovarë për përpjekjet e tyre për ta çuar këtë përpara”, shkroi ambasadori amerikan në rrjetin social “X”.

Për vendimin pati edhe një reagim nga kryeministri Edi Rama i cili shprehu mbështetjen e plotë duke theksuar se e inkurajon Kurtin që të bashkëpunojë me aleatët, për të treguar se Kosova është partner i besueshëm i komunitetit euroatlantik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *