Putin shprehu gatishmërinë për konfliktin bërthamor, SHBA: Retorika e Presidentit rus, e papërgjegjshme

Bota Lajme

SHBA-ja ka qortuar Presidentin rus Vladimir Putin për retorikën e tij bërthamore, duke thënë se ajo ka qenë “e pamatur dhe e papërgjegjshme” gjatë gjithë luftës.

Megjithatë një zyrtare amerikane tha se Uashingtoni nuk ka parë asnjë tregues se Moska është gati të shtypë butonin për përdorimin e armëve bërthamore.

Reagimi vjen si përgjigje ndaj komenteve më të fundit të Putinit se Rusia ishte e përgatitur për një konfrontim bërthamor nëse do të kishte një kërcënim për sovranitetin ose sigurinë e saj.

Amerika nuk e ka ndryshuar pozicionin e saj bërthamor si rezultat i vërejtjeve të tij, tha zyrtarja.

Adrienne Watson, zëdhënëse e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, theksoi në një deklaratë se “retorika bërthamore e Rusisë ka qenë e pamatur dhe e papërgjegjshme gjatë gjithë këtij konflikti”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *