“Me 11 mijë denarë a mund të mbijetoj një person më aftësi të kufizuara”, – Kërkohet solidaritet

Lajme Maqedoni

Shoqata e personave me aftësi të posaçme “SOS Vita” kujton institucionet përgjegjëse se po bëjnë jetë të vështirë dhe nuk mund të mbulojnë të gjitha nevojat që kanë me paratë e ndihmës sociale. Kreu i shoqatës, Ertan Shaqiri apeloi për ndihmë, posaçërisht me rastin e Muajit të Ramazanit t’u dilet në ndihmë. Shaqiri shprehet i revoltuar edhe ndaj funksionarëve shtetëror të cilët, sipas tij marrin paga mbi 120 mijë denarë ndërkohë ndihma për personat me nevoja të veçanta është për tu tallur.

“Me 11 mijë denarë a mund të mbijetoj një person më aftësi të kufizuara. Mendoj se në këtë muaj duhet ta bëjnë zemrën humane që mos ti harrojnë këta njerëz, këtë kategori të njerëzve se kjo kategori është e anashkaluar totalish, shekulli 21 mos me pas kushte elementare për personat me nevoja të veçanta është turp i madh. Si do të jetoj një person me aftësi të kufizuara me 11 mijë denarë a dikush 125 mijë denarë e ka rrogën. Pse mos të rritet ndihma sociale që e marrim nga shteti, pse mos të bëhet për ne një jetesë më e mirë. Sa shtrohen nëpër restorane iftare të ndryshme eja ta bëjmë një person me aftësi të kufizuara apo 10 persona ti gëzojmë me karroca elektrike që të dalin nga shtëpia e tyre mirë e rehat”, deklaroi Ertan Shaqiri, kryetar I Shoqatës së personave me aftësi të posaçme “SOS Vita”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *