Trump adhuron Hitlerin?

Bota Lajme

Donad Tramp ka shprehur disa herë adhurimin e tij për diktatorin famëkeq nazist Adolf Hitler. Këtë e rrëfen në librin e tij të ri, Xhim Shiuto, gazetari i CNN i shquar për analizat e tij që lidhen me Sigurinë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Libri titullohet “Kthimi i fuqive të mëdha”, aty ku Shiuto sjell dëshmi të disa ish-bashkëpuntorëve të Trampit kur ishte president, të cilët e kanë dëgjuar të shprehë adhurimin ndaj Hitlerit veçanërisht për menaxhimin e ekonomisë dhe kontrollin ndaj gjeneralëve të tij.

Mes njerëzve që citohen në libër janë ish-këshilltari për sigurinë kombëtare, Xhon Bolton dhe gjenerali në pension, Xhon Kelli, gjeneral në pension që ka qenë shef i stafit të Shtëpisë së Bardhë nga Korriku 2017 deri në Janar 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *