E rrallë: Gruaja lind gjatë fluturimit, po udhëtonte me avion nga Jordania në Londër

Bota Lajme

Një ngjarje sa e mrekullueshme, aq edhe e pazakontë ka ndodhur në një fluturim me avion nga Amani i Jordanisë në Londër për në Aeroportin Luton të Londrës.

Ishte ora 2 e mëngjesit të së shtunës kur ekuipazhi thirri një mjek: Një grua ishte gati për të lindur. Ajo ishte e shtrirë në dysheme jashtë kabinës dhe ujërat e saj ishin plasur.

Menjëherë, mjeku Hassan Khan, i cili ishte në avion pasi po kthehej në shtëpi ka pushimet me miqtë, u shpreh vullnetar që të ndihmonte nënën në lindjen e fëmijës.

“Ajo lindi një vajzë të shëndetshmeNjerëzit thoshin se ishte mrekulli. E kuptova se sa e rëndësishme ishte vetëm pasi pata mundësinë ta përpunoja atë që ndodhi”, tregon ai mes emocionesh.

Dr. Khan tha se gruaja jordaneze nuk fliste anglisht dhe një person tjetër në fluturim duhej të përkthente gjatë lindjes së saj.

“Unë u thashë stjuarduesve se çfarë pajisje më duheshin, të cilat do të përfshinin një kapëse për kordonin e kërthizës dhe një stetoskop, asnjë prej të cilave ata nuk kishin në aeroplan, natyrisht,” tha Dr Khan, i cili nuk përdori asgjë tjetër veç peshqirëve.

Mjeku shton se nëna ishte e stresuar, por shton se arriti që ta sigurojë se ka përvojë me të porsalindurit që ajo të ishte më e qetë.

“Ajo ishte mjaft e stresuar për të gjithë situatën, por, përmes përkthyesit, arrita ta siguroj se kam pak përvojë me të sapolindurit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *