Disa të vrarë, dhjetra të plagosur kur forcat izraelite qëllojnë ndaj palestinezëve që prisnin për ndihma në veri të Gazës (fotot)

Bota Lajme

Disa palestinezë janë vrarë sot dhe dhjetra janë plagosur kur Izraeli goditi me artileri ndaj palestinezëve që prisnin për ndihma humanitare në veri të Gazës.

Salameh Maarouf, zëdhënës i qeverisë vendase në Gaza tha se forcat izraelite qëlluan ndaj palestinezëve që prisnin për ndihmë në ‘rrethrrotullimin e Kuvajtit’, shkruan agjencia turke Anadolu.

Pak më herët agjencia vendase Wafa tha se nëntë njerëz ishin vrarë kur ushtria hapi zjarr ndaj palestinezëve që prisnin kamionët  e ndihmës.

Konflikti tragjik në Rripin e gazës ka nisur prej 7 tetorit kur militantë palestinezë sulmuan brenda territorit izraelit duke vrarë qindra njerëz.

Kundërpërgjigja e ushtrisë izraelite ka rrafshuar zona të tëra rezidenciale në Gaza me bombardime ajrore, duke vrarë më shumë se 30 000 njerëz, e duke lënë pjesën e mbetur gjallë në krizë urie e shëndetësie.

Izraeli mban gjithashtu Gazën të rrethuar e izoluar duke lejuar vetëm sasi minimale ndihmash të kalojnë.

85% e popullatës së Gazës është zhvendosur nga shtëpitë e tyre për t’i shpëtuar bombardimeve teksa 60% e infrastrukturës civile të territorit është shkatërruar ose dëmtuar, sipas shifrave të OKB.

Izraeli është paditur për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, por një vendin i mëhershëm i gjykatës vetëm urdhëroi Tel Aviv-in të ndalonte aktet e gjenocidit dhe të garantonte asistencën humanitare për civilët në Gaza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *