Shpërthim i fuqishëm në gazsjellësin rus/ Një ‘top i madh i zjarrtë’ ngritet në qiell

Bota Lajme

Një shpërthim tejet i fuqishëm ka ndodhur në një gazsjellës të Rusisë – i dyti me radhë brenda dhjetë muajve.

Pamjet amatore shfaqin një “top të madh të zjarrtë” që ngritet në qiell në Yamburg Yelets, transmeton Telegrafi.

Shkaku i shpërthimit është duke u hetuar, kurse ka ndodhur në kohën kur një sërë sulmesh me dron nga ukrainasit po kryhen mbi infrastrukturën energjetike të Rusisë.

Në anën tjetër, Kievi rrallë herë merr përgjegjësinë për sulme të tilla brenda territorit të Rusisë

ky shpërthim ka ndodhur në afërsi të fshatit Lykham në Khanty Mansi të rajonit të Siberisë.

Ky gazsjellës furnizon gadishullin Yamal dhe pjesët veriore të Siberisë dhe Rusisë. Deri më tani nuk raportohet për dëme.

Në janar, ukrainasit arritën që përmes flotës së dronëve të sulmojnë një rafineri nafte thellë brenda territorit të Rusisë.

SBU-ja ukrainase goditi rafinerinë e naftës që përdoret nga kompania ruse e naftës Rosneft në Tuapse, qytet ky në Detin e Zi jo larg territorit të Ukrainës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *