Studentët do përfitojnë para për transport/ Deri të hënën 11 mars është e hapur thirrja për aplikim

Lajme Maqedoni

Nga dita e djeshme deri të hënën, më 11 mars, është duke u zhvilluar një thirrje e re për aplikime për mbështetje financiare për transport ndërurban për studentët, transmeton Portalb.mk.

Regjistrimi është vetëm elektronik përmes portalit “e-uslugi”, kurse studentët të cilëve do t’u jepet kjo e drejtë deri në qershor do të marrin deri në 1200 denarë në muaj – mjete të dedikuara për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve të transportit nga vendbanimi i tyre, deri më vendbanimin e studimit dhe anasjelltas.

Studentëve u kërkohet të bashkëngjisin certifikatë se janë student të rregullt në një universitet shtetëror; certifikatën e shtetësisë; letërnjoftim ose dokument tjetër identifikimi; faturën e transaksionit dhe vërtetimin e shumës së biletës mujore për transportin ndërurban nga vendbanimi në vendin e studimit. Si dëshmi paraqitet një foto e një bilete mujore, një llogari fiskale ose “print screen” i çmimeve të publikuara në faqen e internetit të transportuesit.

Për studentët që nuk kanë aplikuar ose nuk i kanë plotësuar kushtet për të përfituar mbështetje financiare në thirrjet paraprake, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të publikojë thirrje çdo muaj, jo më vonë se dita e pestë e muajit. Secila prej thirrjeve do të zgjasë shtatë ditë nga dita e publikimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *