Diplomati amerikan gjendet i vdekur në apartamentin në Jerusalem

Bota Lajme

Një punonjës i ambasadës amerikane në Jeruzalem është gjetur i vdekur në apartamentin e tij, njoftonte dje ambasada, duke shtuar se nuk bëhej fjalë për ambasadorin amerikan në Izrael.

“Konfirmoj vdekjen e një punonjësi të ambasadës amerikane në Jeruzalem. Nuk bëhet fjalë për ambasadorin,” tha zëdhënësi duke shtuar vetëm se nuk kishte rrethana të dyshimta në lidhje me ngjarjen.

Departamenti amerikan i shtetit shtonte se të tjera informacione do të bëheshin publike pas njoftimit të familjarëve të punonjësit.

SHBA ka zhvendosur ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jeruzalem pas një iniciative të nxitur nga ish-presidenti Donald Trump.

Lëvizja u mirëprit nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu por u kritikua nga palestinezët dhe bota arabe.

Jerusalemi është një vend i shenjtë si për Kristianët, muslimanët dhe hebrejtë dhe mbetet një pikë tensioni në konfliktin e rëndë mes Izraelit dhe Palestinës.

Zhvillimi vjen teksa Joe Biden dhe zëvendës presidentja Kamala Harris, po shprehin kritika ndaj sulmeve të Izraelit në Gaza dhe numrit në rritje të të vdekurve civilë mes palestinezëve./TheIndependent/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *