Vuçiç pranon zgjedhjet e reja në Beograd: Të zbatohen rekomandimet e OSBE/ODIHR!

Bota Lajme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic deklaroi se i ka kërkuar Partisë së tij Përparimtare Serbe, SNS dhe listes zgjedhore të saj, të shkojë në zgjedhje të reja në Beograd.

“E di që keni shumicën, por është më mirë te humbasësh sesa të përsëritet situata e vitit 2008, kur Partia Demokratike dhe Socialistët kryen manipulime zgjedhore”, tha ai në një konferencë për shtyp, përmes të cilës i bëri thirrje qeverisë të zbatojë menjëherë rekomandimet e bëra prej Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) në raportin e publikuar për zgjedhjet e mbajtura dhjetorin e vitit të kaluar.

Raporti përfundimtar i ODIHR-it u publikua në 28 shkurt. Ai përcillte mesazhin e fortë se zgjedhjet e jashtëzakonshme në Serbi “janë dominuar prej pjesëmarrjes vendimtare të presidentit, i cili, bashkë me përparësinë sistematike të partisë në pushtet, kanë krijuar kushte jo të drejta për pjesëmarrësit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *