Të hënën do të protestohet para pesë universiteteve

Lajme Maqedoni

Për shkak se nuk u përfshinë në rritjen e pagave sikurse Universiteti Shtetëror “Shën Kirili dhe Metodi”, në pesë universitete të hënë do të ketë protesta të qeta.

Nëpërmjet një kumtese që mban vulën e pesë sindikatave të të punësuarve në universitetet përkatës, bëhet e ditur se protesta do të mbahen në hyrjet e universitetit:

  • “Goce Dellçev” – Shtip
  • Universitetin e Tetovës
  • Shën Klimentin e Ohrit
  • “Nënë Tereza” dhe
  • “Shën Apostoll Pavle” – Ohër

“Sindikatat e përshëndesin zbatimin e Marrëveshjes Kolektive nga ana e Qeverisë me UKIM-in, por njëherësh janë edhe kundër standardeve të dyfishta, diskriminimit dhe pabarazisë ndaj universiteteve të tyre, pasi e gëzojnë të njëjtin status dhe se shteti padrejtësisht i ka lënë anash.
Sindikatat nuk janë kundër askujt dhe protestat nuk kanë kurrfarë ngjyrimi politik, por ato organizohen për kthimin e dinjitetit, integritetit dhe drejtësisë së shkelur e të nëpërkëmbur nga ana e organeve kompetente vendimmarrëse”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Protesta do të mbahet me fillim prej orës 13:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *