Kovaçevski në takim me Sançezin: Maqedonia e Veriut ka vetëm një të ardhme evropiane me LSDM-në

Lajme Maqedoni

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Dimitar Kovaçevski, në ditën e dytë të vizitës së tij në Romë me rastin e pjesëmarrjes në Kongresin Zgjedhor të PSE-së, pati takim me liderin e Partisë Socialiste Punëtore Spanjolle (PSOE) dhe Kryeministër i Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sançez.

“Bashkëbiseduesit konfirmuan rëndësinë e kultivimit të vlerave socialdemokratike si themel i shoqërive demokratike, të cilat kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe social të kontinentit evropian”, informon shërbimi për shtyp i LSDM-së.

Në takim, qëndron në kumtesë, u theksua se politikat progresive socialdemokrate duhet të vazhdojnë edhe më tutje, duke pasur parasysh periudhën e ardhshme zgjedhore në Maqedoninë e Veriut dhe Bashkimin Evropian.

Kovaçevski theksoi se, siç qëndron në kumtesë, vetëm me LSDM-në, Maqedonia e Veriut ka perspektivë të qartë për integrime evropiane, përkatësisht për futjen e standardeve dhe vlerave evropiane.

“Kovaçevski theksoi se me Qeverinë e LSDM-së në Maqedoninë e Veriut u forcua demokracia dhe sundimi i ligjit, se është bërë përparim në reformën e sistemit të drejtësisë dhe është zhvilluar një ekonomi solide e tregut. Ai theksoi se rezultat i drejtpërdrejtë i këtyre politikave të LSDM-së ishte përmbushja e qëllimit strategjik për anëtarësim në NATO, si dhe fillimi i negociatave me BE-në. Kovaçevski konfirmoi se me politika të tilla shteti ka treguar se është në anën e paqes, stabilitetit, marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe rritjes dhe zhvillimit ekonomik të shtetit. Kjo politikë e LSDM-së siguroi jetë më të mirë për të gjithë qytetarët në vend”, theksoi në takim Kovaçevski, citohet në kumtesë.

Nga LSDM informojnë se Sançez në takim ka vlerësuar se hapja e negociatave me BE-në është e një rëndësie të madhe jo vetëm për proceset reformuese në shtet, por edhe për rrethanat aktuale gjeopolitike dhe të sigurisë në rajon dhe në Evropë – Sançez e përshëndeti konstruktivitetin në partneritetin e Maqedonisë së Veriut me BE-në në sfidat e shkaktuara nga agresioni ushtarak rus ndaj Ukrainës”, thekson LSDM.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *