Moska “blindohet” për përcjelljen e Navalnyt drejt banesës së fundit, Kremlini mesazh për qytetarët

Bota Lajme

Alexei Navalny, lideri i opozitës ruse, do të përcillet sot në banesën e tij të fundit, pasi humbi jetën në burg.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, në kishën ku po kryhet ceremonia mortore, por edhe në segmentet drejt varrezave ku do të prehet në Moskë, ka një prani tepër të madhe të forcave të policisë.

Ndërkohë, gazetarët kanë kërkuar të marrin një reagim nga zëdhënësi i Kremlinit, i cili ka deklaruar se në fakt nuk kanë asgjë për të komentuar për Alexei Navalny, teksa përsëriti mesazhin për qytetarët se nëse do të kenë protesta për të, secili që merr pjesë do të përballet me përgjegjësitë ligjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *