Xhaferi: Përçarja e partive politike nuk i bën mirë statusit të shqiptarëve, kjo do ndikojë në numrin e mandateve

Lajme Maqedoni

“Përcarja e partive politike shqiptare nuk I bën mirë statusit të shqiptarëve. Qëllimi deklarativisht mund të jetë i njëjtë, por rrugëtimi është I ndryshëm”, ka deklaruar kryeministri Talat Xhaferi për, “ Ditari i Kosovës”.

Kryeminsitri tha se të gjitha koalicionet paraprake historikisht nuk kanë përfunduar mirë, për një kohë të shkurtër janë shpërndarë. Sipas tij, një pjesë e subjekteve politike kanë dalë nga BDI.

“Argumentet që I thonë për daljen nga BDI mendojë se nuk mbajnë, por sidoqoftë, janë qytetarët ata që do të vlerësojnë. Në fun të fundit të gjithë ne do të humbasim nga fakti I përcarjes së përcaktimit politik dhe votës në zgjedhje sepse do të ndikojë në numrin e përgjithshëm të mandateve në përbërjen e re parlamentare”, ka deklaruar Kryeministri Talat Xhaferi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *