Në Nerovë të Krushevës banorët e nisin vetë shkollën shqipe

Lajme Maqedoni

Rreth 150 nxënës shqiptarë të shkollës fillore në Nerovë të Krushevës kanë marrë një lajm të gëzueshëm.

Sepse nesër fillojnë punimet për objektin e ri shkollor, njofton agjencia e lajmeve INA.

Investimi bëhet nga vetë fshatarët dhe askush tjetër.

Arsimtari Afrim Jusufi përmes një thirrje në INA fton të gjithë dashamirët që të ndihmojnë në ndërtimin e objektit për fëmijët që për vite me radhë kanë mësuar në kushte tepër të rënda.

“Nesër, fillojnë punimet për ndërtimin e shkollës në fshatin. Kjo është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës arsimore në fshatin tonë për të gjitha banorët dhe ky hap është hap i rëndësishëm për të gjithë ne për ardhmërinë e fëmijëve dhe të gjithë bashkëfshatarëve në përmirsimin e kushteve për të krijuar kushte sa më të mira. Ju bëjmë thirrje të gjithë që jeni të lirë të bashkoheni në fillimin e punimeve ditën e nesërme”, thuhet në njoftim.

Në shkollën “Nikolla Karev” të Nerovës dhe fshatrave përreth nga viti 2004 nuk ka pasur asnjë investim.(INA)

Kjo është llogaria bankare për ata që duan të ndihmojnë: 200004154322976 MK
07200004154324043 EUR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *