Xhaferi: Pozita gjeopolitike dhe politikat ekonomike na bëjnë zgjedhje atraktive për investime

Lajme Maqedoni

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, merr pjesë në Samitin investues për Ballkanin Perëndimor të Bankës Evropiane të Rindërtimit dhe Zhvillimit, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i ngarkuar për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, dhe ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Xhaferi, siç bëri të ditur shërbimi për informim i Qeverisë, në Samit mori pjesë në diskutimin e panelit të kryeministrave në të cilin morën pjesë kryeministra nga Ballkani Perëndimor, Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, Kryeministrja e Republikës së Serbisë, Ana Bërnabiq, kryesuesja e Këshillit të Ministrave e Bosnjë dhe Hercegovinës, Borjana Krishto, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe mikpritësi i Samitit, kryetarja e BERZH-it, Odil Reno-Baso.
Në pjesën e parë të diskutimit, kryeministrat diskutuan në temën “Pse të investojnë investitorët e huaj në vendet e rajonit”.
“Jemi dëshmitarë të ndryshimeve të shumta, krizave, konflikteve me efekt të drejtpërdrejtë mbi të gjitha ekonomitë globale. Këtu vjen përgjigja e parë për pyetjen pse të investojnë investitorët e huaj në Maqedoninë e Veriut – dhe kjo është për shkak të çrregullimit të zinxhirëve të furnizimit global. Për shkak të afërsisë me qendrat evropiane, Maqedonia e Veriut është një nga destinacionet për vendosjen e prodhimtarisë. Kemi lokacion të mirë, ndërlidhje të mira dhe porte pranë nesh, si Selaniku dhe Durrësi, kështu që në një kohë të shkurtër produkti i prodhuar këtu mund të arrijë në një vend tjetër, respektivisht deri te destinacioni i fundit”, theksoi Xhaferi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *