‘Unë s’do të marr pjesë në gjenocid’/ Kush është amerikani që i vuri zjarrin vetes afër ambasadës izraelite në Uashington?

Bota Lajme

Një anëtar aktiv i Forcave Ajrore të SHBA-së i vuri flakën vetes jashtë ambasadës izraelite në Uashington, DC të dielën për të protestuar kundër luftës së Izraelit në Gaza, sipas raporteve dhe videove të postuara në mediat sociale.

“Emri im është Aaron Bushnell, unë jam një anëtar aktiv i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara dhe nuk do të jem më bashkëpunëtor në gjenocid”, citohet të ketë thënë ai në një video të incidentit, shkruajnë mediat e huaja.

“Unë jam gati të përfshihem në një akt ekstrem proteste, por në krahasim me atë që njerëzit kanë përjetuar në Palestinë nga duart e kolonizatorëve të tyre, nuk është aspak ekstreme…”.

Videoja tregon Bushnell, 25 vjeç, duke ecur në rrugën e ambasadës izraelite, e vendos telefonin e tij në tokë dhe derdh një lëng të panjohur nga një shishe mbi vete dhe e ndez atë duke bërtitur vazhdimisht “Liri për Palestinën”.

Oficerët e zbatimit të ligjit dëgjohen duke bërtitur në drejtim të Bushnell e duke i kërkuar për t’u ulur në tokë.

Njëri i drejton një armë, teksa ai është rrëzuar në tokë, duke bërtitur nga dhimbja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *