Sulm terrorist në kishë/ Vriten 15 besimtarë, autorë dyshohen xhihadistët, rreth gjysma e zonës jashtë kontrollit

Bota Lajme

Të paktën 15 persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi “terrorist” në një kishë katolike gjatë meshës të së dielës në Burkina Faso në Afrikën Perëndimore.

Duke bërë thirrje për paqe dhe siguri në Burkina Faso, famullitari i përgjithshëm i dioqezës Dori, Jean-Pierre Sawadogo theksoi: Ne sjellim në vëmendjen tuaj një sulm terrorist të cilit komuniteti katolik i fshatit Essakane ishte viktimë … ndërsa ata ishin mbledhur për lutjen e së dielës.

Fshati Essakane, ku ndodhi sulmi ndodhet në atë që njihet si zona e “tre kufijve” në veri-lindje të vendit, pranë kufijve të përbashkët të Burkina Fasos, Malit dhe Nigerit.

Nuk janë dhënë detaje për sulmin, për të cilin asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë. Por dyshimi ra mbi xhihadistët që kanë sulmuar shpesh komunitetet e largëta dhe forcat e sigurisë, veçanërisht në rajonin verior.

Rreth gjysma e Burkina Fasos është jashtë kontrollit të qeverisë pasi grupet xhihadiste kanë shkatërruar vendin prej vitesh. Luftëtarët kanë vrarë mijëra dhe kanë zhvendosur më shumë se 2 milionë njerëz, duke kërcënuar më tej stabilitetin e vendit që pati dy grushte shteti në vitin 2022.

Junta e vendit ka luftuar për të rivendosur paqen në pikat e nxehta të dhunës që nga grushti i parë në janar 2022, numri i njerëzve të vrarë nga xhihadistët është pothuajse trefishuar në krahasim me 18 muajt e mëparshëm, sipas një raporti nga Qendra Afrikane për Studime Strategjike në gusht.

Përveç kapacitetit të kufizuar të juntës, situata e sigurisë është përkeqësuar gjithashtu nga kufijtë e vendit me Malin dhe Nigerin, të cilët të dy drejtohen gjithashtu nga junta dhe të cilët gjithashtu luftojnë me krizat e sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *