Lëvizja BESA: Tekniku nënçmoi nëpunësit

Lajme Maqedoni

Lëvizja Besa ka reaguar ndaj sjelljes së kryeministrit teknik, Talat Xhaferi ndaj punësuarve në zyrat e policisë në Tetovë, të cilat i vizitoi gjatë ditës së djeshme.

Blerim Sejdiu nga kjo parti tha se, Xhaferi qortoi nëpunësit për kaosin e krijuar para sporteleve, por harroi se, sipas tij, ai dhe partia e tij janë përgjegjës për këtë maltretim të qytetarëve të Tetovës me rrethinë.

“Kapadahi në Parlament, kapadahi në Qeveri, kapadahi në polici, kështu paraqitje ka ky njeri, ngado që shkon. Kryeministri Teknik, dje erdhi në vizitë ad-hoc në policinë e Tetovës, gjoja se për të inspektuar procedurat e nxjerrjes së dokumenteve personale. Ai qortoi nëpunësit se për tollovinë e krijuar para sporteleve, por harroi se, ai dhe partia e tij janë përgjegjës për këtë maltretim të qytetarëve të Tetovës me rrethinë. Talati dje, me vetë gojën e vet, na dëshmoi se sa keq jeton populli shqiptar, ai vetë dëshmoi se në institucionet ku “shefa” janë kuadër të BDI-së, ata institucione kanë dështuar”, tha Sejdiu.

Ai shtoi se, Talati dje, revoltën e dështimit të tij dhe partisë së tij e nxorri tek nëpunësit shtetëror, duke harruar se ata instucione udhëhiqen nga shefat e BDI-së.

“Që kjo vizitë të jetë edhe më skandaloze, TEKNIKU, harroi se mjetet për punë të këtyre punëtorëve, obligim që t’i sigurojë e ka Qeveria që udhëheq ai dhe partia e tij 22 vite. Zotri Kryeministri Teknik, ju duhet të jepni llogari përse e gjithë Tetova me rrethinë, me 6 komuna përreth, me mbi 200.000 banorë, ka vetëm një zyrë për nxjerrjen e dokumentave personale?!”, shtoi ai.

Kujtojmë se, kryeministri teknik, Talat Xhaferi dje vizitoi pa paralajmërim sektorin e Punëve të Brendshme të Tetovës, ku ka pritje të gjata, tollovi dhe shumë qytetarë të cilët prisnin radhë për të bërë ndryshimin e dokumenteve personale. Pati edhe tensione midis tij dhe të punësuarve, Xhaferi tha se do kërkojë përgjegjësi nga ministri i Brendshëm dhe zëvendësi i tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *