Bajden e ka quajtur Putinin bir bushtre të çmendur, Kremlini e vlerësoi deklaratën si “të turpshme“

Bota Lajme

 Presidenti amerikan Xho Bajden e ka quajtur presidentin rus Vladimir Putin “bir bushtre të çmendur” në fjalimin e mbrëmshëm në grumbullimin e mjeteve për fushatën e tij.

Bajden foli për ndryshimet klimatike kur ka përfshirë kritika për Putinin.

“Kemi bira bushtre të çmendur si Putini dhe të tjerë dhe vazhdimisht duhet të kujdesemi për konfliktin bërthamor, ndërsa kërcënimi ekzistencial për njerëzimin është klima”, deklaori mbrëmë Bajdeni.

Ai iu drejtua donatorëve në shtëpinë private në San Francisko si pjesë e grumbullimit treditor të mjeteve për fushatë për zgjedhjet presidenciale në nëntor, kur do të kandidohet për mandat të dytë

Zëdhënësi i Kremlinit, deklaratat e presidenti amerikan Bajden sot i vlerësoi si “të turpshme”.

“Turp i madh për SHBA-në është nëse presidenti i një vendi të këtillë flet në atë gjuhë, kjo me të vërtetë është e tmerrshme”, vlerësoi sot zëdhënësi Dmitrij Peskov. mb/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *