Recep Tayip Erdogan e ka pritur Ramën me një ceremoni madhështore në Ankara

Lajme Maqedoni

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të Martë në Turqi, në kuadër të një vizite zyrtare. Ashtu siç ishte parashikuar, Presidenti turk Recep Tayip Erdogan e ka pritur Ramën me një ceremoni madhështore në Ankara. Me kuaj, limuzina e nën tingujt e Himnit tonë Kombëtar, Erdogan e mirëpriti kreun e qeverisë. Madje pasi shtrënguan duart, Erdogan iu drejtua me humor Ramës duke thënë: A nuk ke ftohtë?!

Më herët Rama kreu homazhet në nder të Mustafa Kemal Ataturkut në Anitkabir, ku ishin të pranishëm edhe disa ministra të kabinetit tonë qeveritar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *