Tërmet në Bosnjë e Hercegovinë, s’raportohet për të lënduar

Bota Lajme

Në mëngjesin e së hënës, Bosnja e Hercegovina u godit nga një tërmet i fuqishëm. Sipas informacioneve të para të Qendrës Sizmologjike Euro-Mediterane (EMSC), tërmeti ka pasur një magnitudë prej 4.2 ballë të shkallës Rihter.

Tërmeti ndodhi rreth orës 09:20 me epiqendër 11 kilometra në verilindje të Sarajevës. Ai ka pasur thellësi prej gjashtë kilometrash, duke treguar se ishte një tërmet relativisht sipërfaqësor, të cilat zakonisht janë më të ndjeshme.

Deri më tani, nuk është raportuar për të lënduar apo dëme materiale si pasojë e tërmetit. Autoritetet vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe do të japin më shumë informacion kur të jetë i disponueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *