Nga Litvinenko te Nemtsov, si “u zhdukën” njëri pas tjetrit kritikët më të zëshëm të Putinit!

Bota Lajme

Gushtin e 2023-shit, kreu i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin vdiq në një aksident të çuditshëm ajror, detajet e të cilit mbetën të vagëta duke lënë të qartë vetëm faktin që kush guxon t’i dalë përballë presidentit rus Vladimir Putin, mund edhe ta vërë jetën e vet në rrezik.

Dy muaj përpara vdekjes, Prigozhini, dikur shef kuzhine dhe mik i Putinit, kishte udhëhequr një pjesë të luftëtarëve të grupit të tij në një marshim kërcënues drejt Moskës çka e detyroi shefin e Kremlinit ta cilësonte publikisht si tradhëtar. Përpara tij, shtatorin e 2022-shit, Ravil Maganov, kreu i gjigantit rus të naftës Lukoil, bie nga dritarja e katit të gjashtë të një spitali në Moskë.

Policia nxitoi ta përshkruante rastin si vetëvrasje, me argumentin se Maganov diagnostikuar me depresion e probleme te zemrës. Lukoil sakaq ishte kompania e parë e madhe ruse që bëri thirrje t`i jepej fund luftës në Ukrainë. Marsin e 2018-tës, bota u shokua nga lajmi i helmimit të agjentit të dyfishtë rus  Sergei Skripal dhe vajzes se tij Yulia, të cilët u gjetën pa ndjenja në një stol ten je parku në qytetin britanik Salisbury, viktima të një sulmi në Novichok.

Ende sot e kësaj dite nuk dihet se kush e urdhëroi atentatin e tij dhe me cfarë motivi. Në nëntor në 2006-tës, Alexander Litvinenko, një ish-agjent i shërbimit sekret rus që dezertoi dhe u bë kritik i Putinit, pati një vdekje tejet të dhimbshme në Londër pasi u helmua me substancën radioaktive polonium-210, e cila thuhet se iu hodh në filxhanin e cajit. Askush nuk u mbajt kurrë përgjegjës për ate vrasje.

Tetorin e atij viti sakaq, vritet me pesë plumba në kokë dhe gjoks përpara banesës së saj, Anna Politkovskaya, një gazetare investigative që punonte për gazetën ruse Novaya Gazeta, e cila kishte raportuar për konfliktin në Çeçeni duke ekspozuar krimet e luftës të kryera nga forcat ruse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *