Vizita zyrtare në Tiranë! Sekretari Blinken mbërrin në Kryeministri, takohet me Ramën

Bota Lajme

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken po zhvillon për herë të parë një vizitë zyrtare në Tiranë.

Ai fillimisht zhvilloi një takim me stafin e ambasadës amerikane, më pas në Presidencë, ku u prit nga presidenti Bajram Begaj.

Blinken gjithashtu u takua me një grup të rinjsh, që kanë studiuar në programe të ofruara nga Shtetet e Bashkuara si Fulbright dhe Programi i Vizitorit Drejtues Ndërkombëtar, IVLP.

Aktualisht ai ndodhet në Kryeministri, ku pritet edhe zhvillimi i një takimi me kryeminstrin dhe më pas një konferencë për shtyp.

Ndërkohë po ashtu në Kryeministri është parë të mbërrijë edhe ish-ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *