Izraeli sulmon kampin e refugjatëve në Gaza, raportohet për 11 të vrarë

Bota Lajme

Të paktën 11 persona janë vrarë pas bombardimiT intensiv në kampin  e refugjatëve Nuseirat në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Forcat izraelite goditën një ndërtesë banimi, ku mes viktimave ishin edhe 4 fëmijë.

Ndërkohë, numri i palestinezëve të vrarë ka shkuar në 28,663, ndërsa 68,395 të tjerë kanë mbetur të plagosur që nga fillimi i agresionit izraelit në Rripin e Gazës më 7 tetor 2023.

Një sërë viktimash janë ende nën rrënoja dhe në rrugë pasi ushtria izraelite po pengon ambulancën dhe ekuipazhet e mbrojtjes civile.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *