Shën Valentini, boshatisen dyqanet e ëmbëlsirave në Belgjikë

Bota Lajme

Përveç vendasve edhe turistët e huaj po mendojnë tu bëjnë dhuratë të dashurve të tyre

Turistët në Belgjikë e njohur për çokollatat e saj po rrëmbejnë  dhuratat e minutës së fundit për Ditën e Shën Valentinit.

Dyqanet e e Brukselit të cilat shesin cokollata u zbukuruan me me dekorime të shumta. Eduardo Fuentes, është një nga shumë turistët e huaj që ndodhen në Belgjikë.

Ai është kujdesur të bëjë një dhuratë për bashkëshorten e tij.

“Bleva këto ëmbëlsira në formën e zemrës për ditën e Shën Valentinit sepse doja të kujtoja bashkëshorten time dhe do t’ja jap asaj nesër. Jam këtu në një udhëtim pune, por doja t’i blija një dhuratë në shenjë dashurie.”

Por ai nuk është i vetmi që po bën një dhuratë të ngjashme.

“Në Japoni, ne kemi një traditë ku blejmë çokollata dhe i japim si dhurata për ditën e Shën Valentinit. Prandaj i bleva ato.”

Në Japoni, Dita e Shën Valentinit festohet paksa ndryshe pasi janë gratë ato që u japin dhurata burrave. Në vend të traditës perëndimore janë gratë ato që blejnë dhuratat dhe cokollatat për to janë një zgjedhje e mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *