Gjermania, Franca dhe Polonia reagojnë ndaj komenteve të Trump për NATO dhe Rusinë

Lajme Maqedoni

Reagimi diplomatik erdhi pasi Trump tronditi shumë në Evropë duke u shfaqur të ftonte Rusinë të pushtonte çdo vend anëtar të NATO-s, që nuk paguante mjaftueshëm për mbrojtje nga alenca.

Qeveritë e Polonisë, Francës dhe Gjermanisë janë zotuar ta bëjnë Evropën një fuqi sigurie dhe mbrojtjeje me një aftësi më të madhe për të mbështetur Ukrainën. Vendimi është bërë urgjencë pasi po shtohet frika se ish- Donald Trump mund të kthehet në Shtëpinë e Bardhë dhe të lejojë Rusinë të zgjerojë agresionin e saj.

Kryeministri polak Donald Tusk, i cili u takua me presidentin francez Emmanuel Macron në Paris dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin të hënën, tha se donte të “rigjallëronte” marrëdhëniet e vendit të tij me partnerët kryesorë evropianë.

“Nuk ka asnjë arsye pse ne duhet të jemi kaq qartë ushtarakisht më të dobët se Rusia, dhe për këtë arsye rritja e prodhimit dhe intensifikimi i bashkëpunimit tonë janë prioritete absolutisht të padiskutueshme,” tha Tusk duke argumentuar që Bashkimi Evropian të bëhet “një fuqi ushtarake” më vete.

“Nuk keni paguar? Jeni delikuent?”, ka rrëfyer Trump siç i kishte thënë një anëtari të paidentifikuar të NATO-s gjatë kohës kur ishte president. “Jo, nuk do t’ju mbroja. Në fakt, unë do t’i inkurajoja ata që të bëjnë çfarë të duan. Duhet të paguni. Ju duhet të kryeni pagesën”.

Fjalët e Trump në një tubim të fushatës ishin veçanërisht alarmante për shtetet e vijës së parë të NATO-s si Polonia, të cilat përjetuan pushtimin gjerman dhe sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe më vonë kaluan dekada të tëra nën kontrollin sovjetik.

I pyetur për komentet e Trump, Tusk tha se ato “duhet të jenë një dush i ftohtë për të gjithë ata që vazhdojnë të nënvlerësojnë këtë kërcënim gjithnjë e më real me të cilin po përballet Evropa”.

Tusk gjithashtu u bëri thirrje vendeve evropiane të investojnë më shumë në projekte ushtarake në mënyrë që “të arrihen sa më shpejt që të jetë e mundur… në dhjetëra apo më shumë muajt e ardhshëm, aftësi shumë më të mëdha të mbrojtjes ajrore, aftësi shumë më të mëdha prodhimi për sa i përket municionit”.

Kancelari gjerman Olaf Scholz gjithashtu i kritikoi komentet e Trump.

“Premtimi i NATO-s për mbrojtjen është i pakufizuar, ‘të gjithë për një dhe një për të gjithë’”, tha Scholz pa përmendur emrin e ish-presidentit.

“Askush nuk mund të luajë, apo “të merret” me sigurinë e Evropës,” shtoi kancelari.

Macron, duke folur së bashku me Tusk në Paris, tha se vullneti i Evropës “për të furnizuar më tej dhe për të përmbushur nevojat e Ukrainës është thelbësor”, pasi udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të BE nënshkruan një marrëveshje për t’i dhënë Ukrainës 50 miliardë euro në mbështetje për ekonominë e saj të shkatërruar nga lufta.

Kjo “do të na mundësojë të bëjmë nga Evropa një fuqi sigurie dhe mbrojtjeje që është edhe plotësuese e NATO-s dhe një shtyllë e aleancës Atlantike”, tha Macron.

Vërejtjet e Trump ngritën shqetësime se nëse në rast zgjedhjeje si president, ai mund të inkurajojë Rusinë të sulmojë edhe vende të tjera përveç Ukrainës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg lëshoi një deklaratë të dielën duke thënë se komentet e Trump i vënë trupat amerikane dhe aleatët e tyre në rrezik më të madh./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *