“Ju lutem më shpëtoni”, gjendet e vdekur 6-vjeçarja, e cila kërkoi ndihmë 2 javë më parë! E vrau ushtria izraelite në një pikë karburanti

Bota Lajme

Hid Rajab, një vajzë palestineze gjashtë vjeçare e zhdukur për gati dy javë mes përleshjeve në qytetin e Gazës, është gjetur e vdekur nga të afërmit, thanë sot Hamasi dhe familja e saj, duke fajësuar forcat izraelite për vdekjen e saj.

Vajza u gjet sot në mëngjes në një makinë pranë një karburanti në lagjen Tel al-Hawa pasi tanket izraelite u tërhoqën nga zona në agim, tha familja e saj për AFP.

“Hid dhe të gjithë në makinë u vranë”, tha gjyshi i Baha Hamada për AFP. “Ata u zbuluan nga anëtarët e familjes (tonë) të cilët po kërkonin makinën dhe e gjetën pranë pikës së karburantit”, një zonë që deri atëherë ishte e paarritshme për shkak të pranisë së ushtrisë izraelite, shpjegoi ai. “Hid Rajab u vra nga forcat pushtuese (izraelite) së bashku me të gjithë ata që ishin me të në makinë”, tha në një deklaratë ministria e shëndetësisë e Hamasit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *