Zelensky në krye të ushtrisë e sjell një komandant me origjinë ruse

Bota Lajme

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka zbuluar emrin e shefit të ri të ushtrisë së Ukrainës.

Bëhet fjalë për Oleksandr Syrskyi, i cili ka ardhur në postin e shefit të ushtrisë së Ukrainës.

Duke mbajtur gradën gjeneral kolonel, ai është komandant i Forcave Tokësore të Ukrainës që nga viti 2019, raporton skynews.

Komandanti 58-vjeçar me origjinë ruse kështu ka zëvendësuar të shkarkuarin Valery Zaluzhny.

Ky i fundit kishte pranuar largimin duke pohuar se “ne vendosëm të ndryshojmë qasjen dhe strategjinë tonë. I jam mirënjohës të gjithëve që janë me mua, shtabit të përgjithshëm, ministrisë së Mbrojtjes dhe presidentit të Ukrainës”.

Ndryshe, Zaluzhny është gjeneral ukrainas me katër yje, i cili ka shërbyer si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës që nga 27 korriku i vitit 2021. Ai është njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *