Vuçiqi viktimizohet në Këshillin e Sigurimit, akuzon shtetin e Kosovës për “persekutim ndaj serbëve”

Bota Lajme

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka nisur fjalimin e tij në Këshill të Sigurimit, duke u viktimizuar dhe akuzuar shtetin e Kosovës.

Ai tha se me ndalimin e dinarit, po rrezikohet jeta dhe mirëqenia e serbëve lokalë që jetojnë në Kosovë.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës po tenton që ta vështirësojë, siç e ka cilësuar ai, mbijetesën e serbëve që jetojnë në Kosovë.

“Institucionet e Prishtinës kanë krijuar në këtë territor kushte të padurueshme, jetësore për serbët, tani ata bëjnë sulme sistematike ndaj serbëve dhe persekutimin e tyre. Situata e tillë në mungesë reagimit mund të shkaktojë dëm të pariparueshëm. Pse kemi kërkuar këtë takim, sepse BQK që lëvizja është bërë që të ndalohet dinari në Kosovë. Pasi është bërë kjo i ashtuquajturi lidership ka vazhduar set sulmesh kundër serbëve në Kosovë, ka kulminuar që mbijetimi i tyre varet nga asetet me dinar që vjen nga buxheti i Serbisë. Të dhënat që Serbia paguan 69 mijë paga nga buxheti në dinar. 2430 bursa studentësh dhe kuzhina popullore që plotëson nevoja të 2 mijë personave, ky është një sulm ndaj popullatës serbe”, ka thënë ai.

Tutje ai ka vijuar duke thënë se liderët në Kosovë po e përdorin sundimin e ligjit për t’i dëmtuar serbët dhe kishën ortodokse.

“Çdo parandalim i financimit të spitaleve, shkollave e çerdheve të Serbisë është sulm i drejtpërdrejtë ndaj serbëve dhe ndaj themelimit të Asociacionit. Nuk ekziston asnjë bazë e argumentimit në Prishtinë që masa për të ndaluar dinarin dhe futja e euros si e vetmja pagesë është mundësi për të ofruar të ashtuquajturin sundim të ligjit. Liderët shqiptarë e përdorin sundimin e ligjit vetëm sa për ta dëmtuar serbët dhe Kishën Ortodokse Serbe”, tha ai.

Vuçiq tha se serbët në Kosovë po përndiqen nga gjyqësori në Kosovë.

Ai pretendoi se mbi 14 për qind e serbëve janë larguar nga Kosova. Sipas tij, ata janë larguar për shkak të dhunës sistematike dhe të përhapur ndaj tyre nga institucionet e Kosovës.

Vendimi për dinarin, sipas tij, është shembulli i fundit i përndjekjes ndaj serbëve në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *