Thyen rekordin e Shaqirit, ja kush është blerja më e shtrenjtë e Chicago Fire

Lajme Sport

Hugo Cuypers është bërë transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit Chicago Fire.

Këtë gjë e ka bërë me dije vetë klubi amerikan në një njoftim zyrtar, ku ndër të tjera thekson se sulmuesi belg është blerë për vlerën e 12 milionë dollar plus 2 të tjera bonuse nga klubi i KAA Gent.

Kështu Cuypers thyen rekordin e Xherdan Shaqirit, i cili zbarkoi në Chicago nga Lyon-i dy vjet më parë për një shifër prej 7.5 milionë dollarësh.

Cuypers nënshkroi një kontratë 3-vjeçare me Chicago Fire me opsion për një vit shtesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *