Mexhiti dhe Aliu braktisin mbledhjen e sotme të Qeverisë

Lajme Maqedoni

Ministrat e ASH-së, Azir Aliu nga MSHIA dhe Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti kanë lëshuar mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Jo zyrtarisht mësohet se ky veprim nga ana e tyre ka ardhur pas vendimit të ekzekutivit për shkarkimin e dy drejtoreve.

Këto zhvillime vinë pas perplasjeve partiake ne ASH ku njëri grupacion mbeshtet Taravarin dhe tjetri grup kryetarin e Kuvendit Qendror Ziadin Selen.

Te shqetësuar nga shkarkimi i Bujare Abazit dhe Gazmend Abdijës, si dhe nga fakti që asnjë pikë e tyre nuk ka kaluar në seancën e sotme të qeverisë, dy ministrat e ASH-së, Mexhiti dhe Aliu, sot kane braktisur seancën e qeverisë dhe mbledhjen e rregullt qeveritare në menyrë demonstrative.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *