Lufthansa sërish në grevë? Sindikata: Do bllokojmë aeroportet kryesore në Gjermani

Bota Lajme

Luftahansa duket se po përgatitet për një grevë të re të mërkurën, pas thirrjeve të sindikatës së fuqishme të punëtorëve, Verdi, drejtuar stafit tokësor të kompanisë që të nisë një aksion të ri paralizues.

Nga ky i fundit pritet të preken aeroportet kryesore të Gjermanisë, ato në Frankfurt, Mynih, Hamburg, Berlin dhe Duseldorf të Gjermanisë do të preken. “I gjithë stafi tokësor, nga mirëmbajtja e deri te trajtimi i pasagjerëve dhe avionëve, janë thirrur në grevë” thuhet në një deklaratë të sindikatës të lëshuar sot, ku paralajmërohen po ashtu anulime dhe vonesa të mëdha fluturimesh”. Lufthansa menjëherë e kritikoi qëndrimin e Verdit, duke argumentuar se një “grevë e tillë tani, kur negociatat ende nuk kanë nisur, është sipas saj, krejtësisht e pakuptimtë.”

Greva vjen pas përpjekjeve të vazhdueshme për pagat e Grupit Lufthansa, nga të cilat preken rreth 25.000 punonjës të ekuipazhit tokësor në Deutsche Lufthansa, Lufthansa Technik dhe Lufthansa Cargo. Oferta e punëdhënësve, në raundin e dytë të negociatave më 23 janar, u refuzua pasi rritja e pagës që ata propozonin, nga sindikalistët, i konsideruar si tepër e ulët. Greva e kësaj jave u thirr për të kërkuar rritje të pagës prej 2.80 euro në orë.

Kompania nuk bindet, e thotë se një rritje e tillë do të kushtonte 250 milionë euro në vit. Bisedimet e marrëveshjeve kolektive ishin planifikuar të rifillonin në 6 shkurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *