Sela shfryen mllefin e akumuluar, më shumë tendencë për të marrë partinë se sa qartësi në qëndrime

Lajme Maqedoni

Aleanca për Shqptarët, konsiderohet si faktori kryesorë që mund të lëviz lavjerësin politik bashkë me shpresën për pushtetin e ardhshëm nga taboret politike tani më të pozicionuara qartazi.

Një parti si ASH-ja me shumë ulje dhe ngritje e ngelur jashtë këtij konfigurimi politik në zgjedhjet e ardhëshme, rrezikon të defaktorizohet edhe më shumë. Një inercion I fuqishëm politik I krijuar mes BDI-së dhe LEN, do ta bënte ASH-në të jetë jashtë vëmendjes.

Pjesmarrja në qeveri I ka shkaktuar më shumë dëm kësaj partie. Fryma opozitare mbi të cilët u ngrit ASH-ja, tani rrezikon të zhbëhet nga ish lideri I saj, tash kryetar I kuvendit të partisë, Ziadin Sela.
Një qëndrim nga kryetari I partisë, Arben Taravari, për koalicion me opozitën shqiptare, është shumë e natyrshme, kjo nuk mund të jetë arsye për të ndarë partinë në prag të zgjedhjeve parlamentare. Sela përdori fyerje ndaj Taravarit; “Partisë nuk i duhet “kryetar rrjetesh sociale”, “Po bëhet një lojë shumë e ndyrë” , etj.

Fjalori politik I Ziadin Selës më shumë tregon për një mllëf të akumuluar se sa qartësim të parimeve të tij që mbrojnë qëndrimin se partia duhet të marrë pjesë vetë në zgjedhje. Pas një bashkëqeverisje me BDI-në, duket më pak e besueshme se ASH-ja mund të dalë e vetme në zgjedhjet parlamentare.

Sela morri një preteskt që mund të jetë objekt i një debate shumë demokratik brenda partisë për të treguar qëllimin e tij për marrjen në dorë të partisë. Ai Deklaroi: “Aleanca për Shqiptarët ka ardhur koha që të kthehet në trungun e saj. Emra të cilët ju i përmendët janë të huaj, i pranuam krahë hapur, por kishin ardhur me qëllime të huaja”. Ndërkohë më shumë se qëndrimi i Taravarit , Ziadin Sela në konferencën e djeshme për shtyp bëri të qartë qëndrimin e tij duke thënë : ASH-ja nuk do jetë pjesë e planeve të Mickovskit”, kjo nënkupton se athëer duhet të jetë pjesë e planeve të BDI-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *