Franca e shqetësuar, kërkesë Kosovës: Pezulloni menjëherë vendimin për dinarin! Ka pasoja te komuniteti serb

Bota Lajme

Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme e Francës i ka bërë thirrje Kosovës ta pezullojë “menjëherë” vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës(BQK), i cili autorizon përdorimin e euros si valutë të vetme për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin.

“Franca është e shqetësuar nga hyrja në fuqi dje e vendimi të Bankës Qendrore të Kosovës”, tha Ministria franceze në uebsajtin e vet.

Rregullorja e re BQK-së, e cila i jep fund përdorimit të dinarit serb në vend, hyri në fuqi më 1 shkurt, pavarësisht thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar për shtyrjen e afatit të zbatimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *