Mariçiq, zëvendës kryeministri i parë, zëvendës kryeministra janë emëruar edhe Grubi, Bytyqi dhe Gërkovska

Lajme Maqedoni

Bojan Mariçiq është emëruar zëvendës kryeministri i parë i angazhuar për Çështje Evropiane, ndërsa zëvendës kryeministri i deritanishëm i parë, Artan Grubi, për zëvendës kryeministër, i angazhuar për koordinim të çështjeve politike të resorëve dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënieve ndërmjet bashkësive.

Siç njoftoi pres shërbimi i Qeverisë, kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në mbledhjen e parë të përbërjes së re qeveritare, informoi se për zëvendës kryeministra janë përcaktuar edhe Fatmir Bytyqi, i angazhuar për çështjet ekonomike dhe koordinim të resorëve ekonomikë dhe investimeve, Sllavica Gërkovska – e angazhuar për politika të qeverisjes së mirë.

Në seancën e parë konstituive të Qeverisë teknike, Xhaferi porositi se detyra e tyre kyçe do të jetë organizimi i zgjedhjeve të lira, korrekte dhe demokratike në procedurë të hapur dhe ligjore. i ka kumtuar pritjet nga puna e Qeverisë në pjesën e organizimit dhe zbatimit të zgjedhjeve të ardhshme dhe për realizimin e obligimeve vijuese qeveritare në interes të qytetarëve.

“Para nesh është një detyrë kyçe, përgatitja dhe organizimi i zgjedhjeve të lira, korrekte dhe demokratike në procedurë të hapur dhe ligjore. Në atë detyrë tonë, kemi obligim të bashkëpunojmë edhe me Kuvendin edhe me Komisionin shtetëror të zgjehdjeve edhe me Misionin e OSBE/ODIHR-së, por edhe me Bashkimin Evropian dhe SHBA-në, si partnerë tanë strategjikë, me qëllim që të sigurojmë standarde më të larta evropiane në fushatën zgjedhore dhe në vet zgjedhjet, me fokus të plotë në krijimin e kushteve, në të cilat qytetarët, në zgjedhje, qartë do ta shprehin vullnetin e tyre”, tha Xhaferi. bsh/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *