Trajanov: Promovimi i Talat Xhaferi si kryeministër i parë shqiptar na çon kah 2001, jo drejt BE-së

Lajme Maqedoni

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov sot nuk votoi Qeverinë në krye me Talat Xhaferin si kryeministër i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, shkruan TV21. Trajanov e quajti këtë “triumfalizëm klasik në baza etnike”, ndërsa tha se këto veprime na çojnë në kohën e konfliktit të vitit 2001.

“Tek ne, kyçe është përkatësia partiake, fetare dhe etnike për t’u bërë prokuror, gjykatës, drejtor i ndërmarrjes publike, tani qenka e rëndësishme edhe që të jetë kryeministri shqiptar, dhe kësaj tani t’i jepni dimensione historike. Kjo është triumfalizëm klasik në baza etnike. Kjo që po ndodh në RMV, që përkatësia etnike të jetë kyçe për cilindo funksion, absolutisht nuk janë vlera europiane, aq më pak do të na çojnë në BE. Nëse edhe tutje e shfrytëzojmë nacionalizimin, triumfalizmin, atëherë vërtet z.Ahmeti, nuk e lëvizni Maqedoninë drejt BE-së, por na ktheni mbrapsht në konfliktin e vitit 2001”, tha Trajanov.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *