Kaevski: VMRO-ja në panik, kërkon alibi për fiaskon zgjedhore që

Lajme Maqedoni

Deputeti Darko Kaevski gjatë fjalimit të tij tha se LSDM-ja do të mbështes Qeverinë e re teknike. Ndërkohë thekoi se qëndrimi i VMRO-DPMNE-së që të mos mbështes qeverinë teknike, tha se është një lloj alibi për fiaskon zgjedhore që i pret, shkruan Alsat.

“Interesi i shtetit në vend të parë, deputetë e LSDM-së do ta mbështesin qeverinë teknike në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nuk do të lejojmë që VMRO-ja të hedh njolla ndaj kësaj. Nuk do të lejojmë skenarë destruktive të VMRO-së. Ata janë nervoz për shkak të debaklit zgjedhor që i pret. Duke vendosur interesin e vendit në rend të parë deputetët e LSDM-së si parti progresive dhe proeuropiane, së bashku me deputetët e shumicës, do të mbështesin qeverinë teknike”, tha Darko Kaevski, deputeti i LSDM-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *