“Ditë historike për të gjithë shqiptarët”/ Ahmeti: Barazia na solli stabilitet, Maqedonia e Veriut shtëpi e përbashkët

Lajme Maqedoni

Nga foltorja e Kuvendit, Ali Ahmeti e ka konsideruar përzgjedhjen e një kryeministri shqiptar në krye të qeverisë së 100 ditëve një ditë historike për të gjithë shqiptarët.

Gjatë fjalës së mbajtur, Ahmeti bëri edhe një kundër replikë me Antonio Milloshovskin për komunën e Kërçovës, duke i thënë se kurrë më në harmoni shqiptarët dhe maqedonët nuk kanë jetuar. Ai gjithashtu i reagoi dhe e pyeti edhe Pavle

Trajnov se kur ka qenë më mirë tani që jemi të barabart apo para 20-30 viteve kur shqiptarët janë persekutuar. Nuk është e vërtetë që ju jeni qiraxhi, por është një e vërtetë që Marëveshja e Ohrit, i dha të drejtë Talat Xhaferit të jetë zot në shtëpinë e tij. Kjo marëveshje nuk u ndryshoi vetëm shqiptarëve gjendjen, por me këtë marëveshje fituan të gjithë që jetojnë në Maqedoni, si turqit, romët, serbët, etj.

Ali Ahmeti tha se lufta e ftohtë ka mbaruar dhe tani është një luftë shurdhe, një luftë me armë bërthamore, duke shtuar se Moska ka shkelë mbi dinjitetin dhe sovranitetin e Ukrainës, prandaj ne duhet të jemi të kujdesshëm se çfarë politikash do të drejtojmë.

A do të mbetemi peng i atyre ideve që kokën në Moskë, e trupin në Europë. Prandaj pa dallimi përkatësia duhet të themi JO RUSISË, PO EUROPËS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *