Dorëheqjet e Kovaçevskit dhe Xhaferit nesër, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit më 28 janar qeveria teknike

Lajme Maqedoni

Më 28 janar do të caktohet seancë për zgjedhjen e qeverisë teknike, ndërsa më pas edhe seancë e dytë për zgjedhjen e zëvendësministrave shtesë, si dhe për verifikimin e mandatit të deputetëve. Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski dhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, i cili është mandatar i qeverisë teknike, dorëheqje do të dorëzojnë nesër, me çka edhe fillojnë afatat për formimin e qeverisë kalimtare, e cila mbahet njëqind ditë para zgjedhjeve për deputetë më 8 maj.

Xhaferi sot në takim me gazetarët sqaroi se si do të vijojnë procedurat, por gjithashtu tha se nëse ka propozime nuk ka pengesë që ministrat e VMRO-DPMNE-së të mos jenë pjesë e qeverisë teknike. Ai nuk ka dashur të thotë nëse në këtë qeveri do të ketë ndryshime kadrore te ministrat e BDI-së dhe Aleancës së Shqiptarëve. Propozimet e LSDM-së tashmë dihen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *