Aksident rrugën Manastir–Makovë, humb jetën një person

Lajme Maqedoni

Një 41 vjeçar nga komuna e Novacit ka ndërruar jetë nga aksidenti i djeshëm në rrugën Manastir–Makovë, ku u përfshinë 4 automjete. Nga MPB njoftojnë se në aksident është përfshirë edhe një kamion me targa të Shqipërisë.

“Me datë 19.12.2023, në ora 18:53 në SPB-Manastir është raportuar se në rrugën rajonale Manastir–Makovë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të udhëtarëve “Seat” me targa të Manastirit, që drejtohej nga nga S.N.(41) nga fshati Aglarci i Poshtëm, komuna Novaci, dhe automjeti i pasagjerëve “BMW” me targa të Resnjës, i drejtuar nga J.V.(29) nga Resnja, automjeti pasagjerësh “Renault” me ​​targa të Manastirit i drejtuar nga J.O.(48) nga Manastiri si dhe një kamion “DAF” me gjysëm rimorkio, me targa të Shqipërisë, drejtuar nga V.K.(38) nga Republika e Shqipërisë. Nga lëndimet e marra në vendin e aksidentit ka ndërruar jetë vozitësi S.N. (41), vdekja e të cilit është konstatuar nga mjeku i Emergjencës”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *