Sektori bankar edhe më tej është rezistent dhe siguron mbështetje solide për kompanitë

Lajme Maqedoni

Bankat e vendit, mirë të kapitalizuara dhe likuide, u përballën me disa kriza gjaët periudhës së kaluar, ndërsa rezistenca e tyre ndaj krizës iu referua bilanceve të tyre të përforcuara që në periudhën para pandemisë, theksoi guvernatorja e Bankës popullore, Anita Angellovska-Bezhoska.

“Banka popullore edhe më te e prëforcon rezistencën e sistemit bankar edhe në periudhën e krizës pas-pandmeisë, duke vendosur masa makroprudente. Edhe përkundër kujdesit të madh dhe shtrëngimit monetar, sektori bankar edhe gjatë periudhës së kaluar u siguron mbështetje solide kreditore edhe kompanove, edhe amvisërive, me rritje prej rreth 10 për qund vitin e kaluar dhe 6 për qind këtë vit”, theksoi guvernatorja në diskutimin e saj në Samitin bankar të Shoqatës së bankave në Serbi, që po mbahet në Beograd.

Në panel-diskutimin kushtuar aktualiteteve dhe sfidave të sektorit bankar nga perspektiva e rregulaltorëve, siç thonë nga Banka popullore, guvernatorja Angellovska-Bezhoska theksoi se nëse shtrengimi i politikës monetare është i shpejtë, agresiv dhe vijon pas një periudhe të gjatë të politikës së relaksuar monetare dhe nëse rregullativat makroprudente dhe supervizore janë më të dobëta, kjo mund të ketë ndikim të konsiderueshëm ndaj stabilitetit bankar. Që këtej, edhe përkundër asa që sektori vendor bankar hyri i fuqishëm në periudhën e krizës, Banka popullore edhe më tej është e kujdesshme dhe e përforcon rezistencën e sistemit përmes masave makroprudente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *