Ageler: Lista do të zgjerohet, vendi përballet me epidemi nga korrupsioni

Lajme Maqedoni

Ambasadorja amerikane në vend, Anxhela Ageler deklaroi sot ekzistojnë mënyra të ndryshme dhe në etapa të ndryshme që të shprehet pakënaqësia e personave, të cilët SHBA-ja i vendos në “listën e zezë”. Ajo sot gjatë vizitës në Krivollak u përgjigj në pyetjet e gazetarëve lidhur me paralajmërimet e ish-zëvendëskryeministrit Koço Angjushev se do ta apelojë vendimin e Departamentit të Shtetit, i cili e ka vendosur në “listën e zezë” për shkak të korrupsionit të madh. Ajo u përgjigj se lista do të zgjerohet me persona të rinj, por nuk tha se kur dhe me kë, duke theksuar se nuk mund të parashikojë se çka do të vendos Uashingtoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *