Të shtëna në Kumanovë, lëndohet një person

Lajme Maqedoni

Pasdite në qendër të Kumanovës ka pasur të shtëna, konfirmoi SPB Kumanovë, prej ku paralajmëruan hollësira pas përfundimit të ekspertizës.

Nga spitali i përgjithshëm i Kumanovës konfirmuan se tek ata me automjet të Ndihmës emergjente në ora 17:38 është sjellur një person mashkull me dy plagë nga armë zjarri në të dy këmbët.

Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, personi u dërgua në Shkup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *