Spasovski: Bëmë gjithcka për të kapur këtë monstrum

Lajme Maqedoni

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sonte njoftoi se Ljupço Palevski-Palço, i dyshuari kryesor për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi është arrestuar në Turqi. Spasovski tha se për rastin tashmë janë siguruar të gjithë të dyshuarit, dhe se tani Ministria e Drejtësië është përgjegjëse për kërkesën për ekstradim.

“Tani mund të them se puna jonë ka përfunduar, ndërsa procedura për përcaktimin e paraburgimit ekstradues gjithsesi se vazhdon me procedurë, me kërkesë të Ministrisë për Drejtësi, deri sa personi të sillet në vendin tonë dhe më pas të dalë para organeve të drejtësisë”, theksoi mes tjerash Spasovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *