Angjushev: Fuqishëm i mohoj të gjitha dyshimet e shprehura nga Departamenti i Shtetit

Lajme Maqedoni

Gjatë gjithë mandatit tim në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën 2017-2020 kam punuar me respektim të plotë të të gjitha ligjeve dhe dispozitave ligjore në shtet, dhe në interes të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut dhe të parimeve demokratike në të cilat bazohet vendi ynë.

Katër vjet pas tërheqjes time me vetiniciativë nga Qeveria, nuk ka kurrfarë procesi gjyqësor për çfarëdo lloj segmenti të punës time, për shkaqe që për këtë nuk ka kurrfarë bazash.

Unë i kam punësuar 1.000 njerëz në Maqedoni, dhe në periudhën e mandatit tim firmat e mia shënuan vetëm rënie dhe humbje, që është regjistruar edhe në shërbimet financiare shtetërore.

Unë kam firma në Britaninë e Madhe, Gjermani, Holandë dhe në SHBA, dhe jam tatimpagues amerikan, gjegjësisht unë paguaj tatim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jam partner dhe bashkëpunëtor me subjekte dhe personalitete të rëndësishme ekonomike në SHBA.

Derisa kam shërbyer si zëvendëskryeministër në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut jam angazhuar dhe kam punuar për anëtarësim të vendit në NATO, e kam mbështetur anëtarësimin në BE, dhe i mbështes edhe tani të gjitha aktivitetet të cilat merren në atë drejtim.

Fuqishëm i mohoj të gjitha dyshimet e shpehura në dokumentin e publikuar nga i nderuari Departamenti i Shtetit dhe dua të njoftoj se do të ankohem për këtë vendim dhe do t’i shfrytëzoj të gjitha mjetet ligjore të shënuara në vetë dokument në drejtim të tërheqjes së këtij vendimi, të cilin e vlerësoj të panevojshëm në kuadër të angazhimeve të miqve tanë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për luftë kundër korrupsionit.

Kumtesë e Prof.dr. Koço Angjushev, pronar dhe drejtor kryesor ekzekutiv i grupacionit Feri Invest dhe Brako

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *